"Shqiponja e zezë", lumë droge nga Holanda, në pranga shqiptari

"Shqiponja e zezë", lumë droge nga Holanda, në pranga

Autoritetet italiane të Antidrogës në Romë kanë ekzekutuar ditën e sotme urdhër arrestimet ndaj 5 personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge të tipit kokainë nga Holanda në Itali.

Operacioni i koduar "Aquila Nera 2018" ka vënë në pranga 5 persona, 4 italianë e një shqiptar.

Shqiptari i arrestuar është identifikuar me emrin Alvaro Vyshka lindur në Shqipëri më 19/11/1982.

Ky grup kriminal përmes automjeteve të modifikuara enkas, trafikonte kokainë nga Holanda në Itali ku shpërndahej në tregjet ilegale të shitjes së drogës.

Droga blihej në Roterdam nga bashkëpunëtorë të trafikantëve shqiptarë.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas arrestimit pak kohë më parë të 9 trafikantëve droge shqiptarë e italianë.

Mes të arrstuarve ishte shqiptari Luzim Daiu i konsideruar kreu i këtij grupi kriminal.

Hetimet e antidrogës italiane kanë zbardhur se trafikantët kishin në dispozicion një park makinash të madhësive të ndryshme e të modifikuara në varësi të ngarkesës së drogës që duhej transportuar.

Përveç drogës trafikohej dhe armë e para.

Parku me automjete ndodhej në një ofiçinë në Madrid në zotërim të një grupi kolumbianësh të cilët paguheshin nga 10 mijë deri në 20 mijë euro për çdo makinë të modifikuar e me raste paguheshin dhe me kokainë.

Kolumbianët ishin të aftë të tregonin ekzaktësisht se sa ishte sasia e kokainës që mund të fshihej në vendet e modifikuara në automjete.

Kokaina konfeksionohej në vakum e mbulohej me një shtresë kafe o piper për t'i shëptuar nuhatjes së qenëve antidrogë.

Mbi çdo pako kokainë stampohej një simbol që tregonte cilësinë e saj e mund të ishte shenja e një derri ose shqiponje.

Kokainë shitej  në Romë si në lagjet periferike si Tor Bella Monako e San Basilio  me çmimin e 34 mijë euro për kilogram.

Në këtë grup trafikantësh një rol të rëndësishëm luante dhe shqiptari Artan Monari i cili realizonte kontaktet me trafikantët e kokainës në Roterdam. Ai u arrestua më nëntor të 2018.

Antidroga italiane ka dokumentuar se brenda një muaji shtator-tetor 2017 ky grup kriminal ka trafikuar mbi 60 kg kokainë.

Të arrestuarit e sotëm të operacionit "Aquila Nera 2018" janë

1.         Borghi Fabrizio lindur në Romë il 4.7.1977;

2.         Fabietti Fabrizio lindur në Roma 26.4.1977;

3.         Testi Christian lindur në Romë 14.8.1986;

4.         Russo Luciano lindur në Romë  6.12.1982;

5.         Vyshka Alvaro lindur në Shqipëri 19.11.1982.

EMISIONET