Kryesimi i OSBE-së ka ulur për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shqipërinë. Kryeministri Rama paraqiti prioritetet e drejtimit të OSBE-së, ku vendin kryesor e mban zgjidhja e konfliktit në Ukrainë, në Gjeorgji dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Zgjidhja e konflikteve në zonat e nxehta nga Ukraina te Gjerogjia si dhe lufta ndaj ekstremizimit të dhunshëm janë prioritete të punës së edi Ramës gjatë kryesimit të OSBE-së.

Kreu i qeverisë shqiptare paraqiti objektivat para Këshillit të sigurimit të Kombeve të bashkuara.

Rama: Ne do të bëjmë dallimin në teren. Përpjekjet për zgjidhen e konflikti qëndrojnë në krye të axhendës tonë. Dy javë më parë bëra vizitën time në Ukrainë, në cilësinë e kësaj detyre dhe i sigurova homologët e mi për të çuar përpara përpjekjet për paqen në rajon. Fillimi i dialogut në këtë format, janë në drejtimin e duhur. Por ende vijon të ketë viktima në civile. Duhet të sigurojmë një armëpushim të mundshëm në Ukrainë.

Rama tha se sfidë për kryesimin shqiptar të OSBE-së është edhe lufta kundër korrupsionit

Rama: Korrupsioni gërryen vetë themelet e shoqërisë tonë, dhe është një kërcënim madhor ndaj stabilittetit dhe prosperitetit, për këtë arsye shqipëria Shqipëria do të organizojë një konferencë të nivelit të lartë kundër korrupsionit në Tiranë.

Në planet e kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria është edhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit si edhe ajo e trafikimit të qenieve njerëzore.

Për këtë Rama tha se do të maksimizohet ndërveprimi me Shtetet e Bashkuara.

Por për të përmbushur këtë mission kryeministri shqiptar tha se në kryesimin e OSBE-së do të frymëzohet nga tradita shqiptare e tolerancës dhe respektit.

/Ora News.tv/