Shqipëria U-21 leksione futbolli Bjellorusisë, fiton testin e parë miqësor

Shqipëria U-21 leksione futbolli Bjellorusisë, fiton testin e

Kombëtarja shqiptare U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka fituar me rezultatin 3-2 në miqësoren e parë të luajtur ndaj Bjellorusisë U-21, në stadiumin “Elbasan Arena” ora 19:00.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1. Ndeshja filloi mirë me disa raste, por të parët realizuan bjellorusët me Fiadosau në minutën e 30-të. Kuqezinjtë barazuan më pas me Shefit Shefitin në minutën e fundit të pjesës së parë.

Pjesën e dytë shpresat e drejtuara nga Bushi kanë ndryshuar rrjedhën e lojës duke fituar ndeshjen, për Shqipërinë në pjesën e dytë shënoi, Sahiti një dopietë. Dy minuta nga fundi i takimit kishte vend dhe për golin e dytë të Bjellorusisë, por që nuk ndryshoi asgjë në fatet e kësaj përballje.

Miqësorja e dytë do të luhet në datën 8 qershor po në Elbasan në të njëjtin orar.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE



EMISIONET