Rreziku i të dhënave në 5G, Shqipëria marrëveshje me ShBA për rritjen e sigurisë

Një muaj pas thirrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrezikun që mbart përfshirja e kompanive kineze në shtrirjen e rrjetit 5G në Shqipëri, qeveria ka miratuar në parim memorandumin e mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për sigurinë 4G dhe 5G.

Më herët është theksuar se implementimi i kësaj teknologjie do të sjellë një zhvillim të ri dhe jo vetëm për ekonominë.

Ndaj Shqipëria është mbështetur në këtë hap. Madje tashmë është miratuar dhe kompania e parë e cila do ta vërë në zbatim për klientët.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave nuk janë bërë publike të dhënat mbi marrëveshjen e miratuar në parim.

Por më herët është nënvizuar se gjithçka do të bëhet për të mbajtur të sigurta të dhënat personale të shqiptarëve, duke mos lejuar që të keqpërdoren nga institucione të tjera apo të keqpërdoren nga shtete të ndryshme.

NATO në alarm për 5G, ShBA porosit Shqipërinë të ketë kujdes me Kinën

Në konferencën me temë "Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë” që u mbajt në Tiranë në tetor të këtij viti, Gjenerali, James Jomes, dhe e ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, evidentuan faktin se lënia në dorë e Kinës do të jetë një kartë më shumë në dorën e vendit të Lindjes.

 Ndaj ata apeluan që kjo çështje të trajtohet me kujdes dhe në bashkëpunim me partnerët.

James Jomes: “Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina, i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë”.

Leyla Moses-Ones: "E kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë".

Në konferencën me temë "Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”.

EMISIONET