Shqipëria në 30 vite nuk është vizituar nga asnjë president, kryeministër, apo ministër i jashtëm francez

Shqipëria në 30 vite nuk është vizituar nga asnjë

Për ish-presidentin Bamir Topi, JO-ja nga Franca për hapjen e negociatave ishte e pritshme.

Përkundër problemeve të brendshme, thotë Topi në RTV Ora, Franca nuk ka pasur ndonjëherë simpati për Shqipërinë dhe pse nuk konsiderohet kundërshtar.

Ai nënvizon se në 30 vite, vendin tonë nuk e ka vizituar asnjë president, kryeministër apo ministër i jashtëm francez dhe kjo jo vetëm për faj të Francës por edhe Shqipërisë që nuk ka bërë sa duhet në planin diplomatik.

Topi: Duke mos u marrë me problemet e brendshme që i dimë shumë mirë, reagimi i partnerëve tanë ka qenë i diferencuar. Gjermania ka pasur një mbështetje ndonëse të kushtëzuar, mbështetja ka qenë e hapur, Italia dhe vende të tjera. Kam parë një reagim të pritshëm nga Franca. Nuk e shohin politikën në retrospektivë. 

Ndonëse nuk konsiderohet kundërshtare e Shqipërisë, Franca nuk ka shprehur simpati për Shqipërinë, kjo është e dukshme. Në 30 vjet Shqipërinë nuk e ka vizituar asnjë president francez, asnjë kryeministër dhe asnjë ministër i jashtëm. 

Se çfarë do të ndodhë nuk e di. Në 15-16 korrik në një vizitë zyrtare që Macron ka realizuar në Serbi, duhet marrë dhe një element shumë i rëndësishëm, se çfarë ka deklaruar ambasadori francez në Beograd. Që gjatë vizitës Franca i kishte të dhënë të drejtën e rolit të liderit Serbisë.

Gjërat lëvizin në mënyrë shumë të diferencuar. Por për të mos bërë thjesht me faj palën franceze, bëj me fal palën shqiptare.

EMISIONET