Shqipëria gati të ndalë skenat e 2015 të emigrantëve në BE por kërkon ndihmë

Shqipëria gati të ndalë skenat e 2015 të emigrantëve

Trafikantët po përdorin një rrugë të re për kalimin e emigrantëve nga Lindja drejt Europës.

Kontrabandistët marrin emigrantët nga Greqia dhe përmes rrugës së Shqipëri të kalojnë në Europën Qendrore.

Pikërisht parandalimi i këtij trafiku ishte tema kryesore e takimit që kryeministri Edi Rama pati sot me kancelarin austriak.

Kurz: "Tema kryesore për të cilin folëm ës lufta kundër emigracionit ilegal nga Ballkani drejt vendeve të BE-së. Ne po përjetojmë në Ballkan një rrugë të re të emigracionit.  Kontrabandistët përpiqen të marrin njerëzit nga Greqia dhe përmes rrugës së Shqipëri të kalojnë në Europë. Duhet të luftojmë kundër këtij fenomeni dhe kësaj rruge. Jam i kënaqur që kemi të njëjtin mendim. 

Duhet të shikoni që shifrat e refugjatëve po rriten dhe duhet të trajtojmë këtë problem që tani, para se të bëhen më të mëdha siç ishte rasti i 2015. Dua të falenderoj kryeministrin për gadishmërinë që Shqipëria tregon për ta parandaluar këtë emigracion.

Skenat e 2015

Nga ana e tij kryeministri Rama shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar por kërkoi dhe ndihmë.

Edi Rama: "Kemi një fluks që po rritet në mënyrë shqetësuese, por që për momentin ka qenë tërësisht i kontrolluar prej nesh. A ma na duhet bashkëpunim i ngushtë dhe i menjëhershëm për të shmangur rishfaqjen e skenave që tronditën Europën e 2015. Kemi dakordësi të plotë për një bashkëpunim të ngushtë me Austrinë e vendet e tjera në këtë proces."

Mbështetje financiare

Kancelari austriak tha se Shqipëria do të mbështetet jo vetëm financiarisht por dhe me policë të rinj

Kurz: "Kryeministri më ka kërkuar mbështetje dhe ne do ta mbështesim fort Shqipërinë financiarisht, në mënyrë që të luftojmë këtë emigracion ilegal. 

Do ta mbështesim dhe në marrëdhëniet bilaterale, me polic të rinj dhe në fushat e tjera. Së bashku me ministrin e punëve të Brendshme, kryeministrin dhe partnerët e tjerë të BE-së të ndjekim një rrugë bilaterale në mënyrë që fluksin e emigrantëve ta ndalojmë përpara se të shtojmë shumë e më shumë."

Te mos perseriten gabimet e 2015

Nga ana e tij kryeministri Rama e quajti rritjen e fluksit shqetësues

Edi Rama: "Për të krijuar idenë se çfarë na shqetëson dhe për çfarë arsye i jemi drejtuar prej disa javësh miqve tanë në Austri për të ndërtuar një bashkëpunim tani, pa pritur që gjërat të shkojnë pastaj në rrugën e vitit 2015 është që nëse janar -maj të vitit të kaluar kemi pasur 162 emigrantë të parregullt. Janar- maj deri tani që flasim është 2311. 

Është shifër e vogël po të konsiderohen flukset e 20155 por është shenjë shqetësuese. Për momentin kemi arritur ta administrojmë të gjithën me forcat e brendshme por është e domosdoshme të mos përsëriten gabimet e 2015 dhe që Europa të mos gjendet e papërgatitur nëse fluksi shkon në rritje. Keni parasysh se dhe moti i mirë është një nga faktorët që rrisin fluksin, Kemi diskutuar si do bashkëpunojmë dhe çfarë mbështetje kërkojmë ne për të qenë gati ti përgjigjemi kërkesës legjitime nga Gjermania, Austria apo vendet e tjera për të luajtur rolin tonë dhe përgjegjësinë tonë. Por kjo gjë vetëm nuk bëhet.

 Nuk duam që ne në Shqipëri njerëzit që vijnë të merren nga një kufi e të hidhen në kufirin tjetër për të vazhduar rrugën por të trajtohen në mënyrë të rregullt. Por jemi gati të ofrojmë kapacitetet tona"

Besoj kemi planin e duhur për ta parandaluar rishfaqjen e filmit të 2015 që do ishte dramatik për të gjithë ne.

Kurz: Ne nuk duam ajo që u bë gabim në 2015 të vijojë në të ardhmen prandaj na duhet siguria e kufijve dhe duam të kemi mbështetje europiane për Shqipërine e vendet e reja të kësaj rruge të re. Dhe bisedimet do vazhdojnë në nivel ekspertësh. Folëm dhe për mbështetjen financiare që do bëjë BE. 



EMISIONET