Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti diskutoi në studion e “Ekopolitikë” në RTV Ora hapjen e shengen-it Ballkanik.

Ai tha se bashkëpunimi me çdo treg i bën mirë Shqipërisë. Por theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndjekin një politikë agresive me bizneset. Ndërsa Shqipëria është një ekonomi e vogël

Dorian Teliti: “Nga një vend që jemi ne me 1000 halle dhe probleme do futemi në një treg të përbashkët me vendet e rajonit. Këto vende, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë politika agresive ndaj biznesit. Globalizmi është një fenomen i cili është i përhapur dhe Shqipëria prej 30 vitesh jeton në treg të lirë. 

Çdolloj bashkëpunimi me çdo treg dhe çdo vend është i mirë. Marrëdhënia sa më shumë tregtare i bëjnë mirë dhe tregut shqiptar. Por duhet të kemi parasysh faktin jemi ekonomi e vogël, jemi ekonomi që ka problematikat e veta në këtë përballje, jemi edhe ekonomi me monedhë që po lëviz në mënyrë të paparashikuar.”


/Ora News.tv/