Shqipëria e varur nga borxhet, kërkesat për kredi në institucionet ndërkombëtare, të rrezikshme

Shqipëria e varur nga borxhet, kërkesat për kredi në

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se stabiliteti ekonomik i Shqipërisë po rrezikohet nga borxhet që qeveria po mer nga institucionet ndërkombëtare. Në një intervistë per tv ora, Zef Preçi thotë se problematike mbeten dhe destinacioni i parave, pasi në asnjë rast borxhi nuk merret për investime.

Dalja në tregjet ndërkombëtare e shtetit shqiptar duke kërkuar herë pas here para borxh, mund të rrezikojë stabilitetin ekonomik të vendit.

Në një intervistë për RTV Ora, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, shprehet se problematike mbetet dhe destinacioni i shumave që merret borxh.

Preçi: Nëse borxhi shkon për shpenzime operative për të mbajtur administratën, apo mirëmbajtjen e godinave shtetërore, në thelb është i diskutueshëm se sa efiçent është. Nëse nuk do tregohet vëmendja e duhur do të dalë jashtë kufijve.

Pandemia ka shkaktuar krizë financiare në thuajse gjithë globin, por Shqipëria është goditur dhe nga tërmeti, për të cilin ka marrë shumë të konsiderueshme hua.

Preçi: Nëse do të vazhdosh me shpenzime si ato që bën Bashkia e Tiranës, shumë të kushtueshme për të bërë vlerësimin.

Preçi sugjeron që institucionet të rishikojnë projektet e lëna pezull, madje dhe buxhetin për këtë vit.

Preçi: Duhet hequr dorë nga ideja se neve nuk ka se çfarë na bën kriza me vijimin e projekteve imagjinare siç ishte dhe teatri.

Të dhënat e fundit tregojnë se borxhi publik në 2019 ka arritur në vlerën 1.11 trilionë lekëve, ndërsa pritet që shumës ti shtohen dhe 174 milion euro të kërkuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, si dhe një eurobon me vlerë 600 milion euro.

EMISIONET