Këngëtarja e njohur nga Kosova, Kida ka sjellë projektin e ri muzikor solo, të titulluar ‘TI’, që ka të bëjë me dashurinë ndaj një mashkulli.

Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme me anëtarët e grupit, këtë herë Kida erdhi e vetme duke sjellë mesazh për një person të vecantë në jetën e saj.

Nuk dihet nëse i ka kërkuar tekstshkruesit të bëjë dicka që lidhet me jetën sentimentale apo ishte rastësi që të vinte me këtë projekt.

“Shpirtin e zi e paske pas ti”, thuhet në një pjesë të tekstit ku tregon tradhëtinë që i kanë bërë.

Ndryshe nga herët e tjera, Kida nuk është shumë e ekspozuar në klipin muzikor, por vazhdon të shfaqet me stilin e vecantë, përfshirë perlat që i mbulonin fytyrën e trupin.

/Ora News.tv/