Shpërthime të reja të vullkanit Kilauea, shkatërrohen dhjetëra shtëpi

Shpërthime të reja të vullkanit Kilauea, shkatërrohen

Vullkani Kilauea në Hawaii ka shkatërruar 26 shtëpi dhe po kërcënon qindra të tjera, pas shpërthimeve të reja që ndodhën ditën e dielë.

Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar deri tani, ndërsa disa banorë u lejuan që të shpëtonin kafshët shtëpiake, por autoritetet thanë se nuk ishte i sigurt qëndrimi në shtëpi.

Gjatë natës llava arriti deri në 70 metër latërsi, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi të premte ishullin.

Një banore e zonës tha për BBC se ishte e lumtur që u evakuua, pasi ajo po shikonte se çfarë po bënte llava.

Ndërsa Brenton Awa, një banor tjetër, tha: "Duke ditur se këto kafshë shtëpiake janë akoma në kafaze, në gardhe, ose në zinxhirë pa ushqim, zemra ime është e lënduar, kjo është një nga arsyet që kemi hyrë për të ushqyer disa prej kafshëve shtëpiake. Është thjesht e trishtuar. "

Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë.

EMISIONET