Shpërthen zjarr në një fabrikë, mbi 40 të vdekur e dhjetra të plagosur
Më shumë se 40 njerëz kanë vdekur pas shpërthimit të një zjarri të madh në një fabrikë në kryeqytetin indian të Delhit.
Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së dielës në një lagje të vjetër të qytetit.
Dhjetëra punëtorë po flinin brenda ndërtesës shumëkatëshe në momentin që ra zjarri.
Mendohet se numri i të vdekurve do rritet më tej.
Ministri i Brendshëm Amit Shah e konsideroi një humbje tragjike të jetës.
Kryeministri Narendra Modi tha se zjarri ishte i tmerrshëm dhe se autoritetet japin të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e ngjarjes.
Zjarrfikësit morën njoftimin për zjarrin në orën lokale 05:22.
Zona ku ndodhet fabrika, Sadar Pazari, është tregu më i madh tregtar i qytetit.
Për të arritur në vendngjarja ka shumë rrugica të ngushta ndaj kjo bëri të vështirë arritjen e zjarrfikësve.
Të paktën deri në orën 09:30, të paktën 56 njerëz u transferuan në spital.
"Të gjithë ishin pa ndjenja për shkak të tymit,"-tha shefi i zjarrfikëses, Atul Garg.