"Shpërthen" nëna e Ronaldos: Në futboll po vendos mafia!

"Shpërthen" nëna e Ronaldos: Në futboll po vendos

"Cristiano Ronaldo mund të kishte fituar akoma dhe më shumë trofe individual nëse nuk do të ishte për mafian e futbollit".

Kjo është deklarata e bujshme e mamasë së luzitanit, Dolores Aveiro, e cila ka "shpërthyer" në intervistën e fundit. Duke folur për gazetën portugeze "SIC Noiticias" nëna e 34 vjeçarit ka kërcënuar ashpër zyrtarë të FIFA-s dhe UEFA-s, me pretekstin se Ronaldo do të kishte fituar më shumë nëse do ishte anglez ose spanjoll.

''Ka mafia në futboll. Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur, mund të shohim se është vepër e mafies. Nëse nuk do të kishte një mafioz futbolli, djali im do të kishte më shumë trofe ndërkombëtarë [individualë], ' tha mamaja e Ronaldos.

Ronaldo është konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj në planet me pesë tituj të Champions League dhe çmime të shumta individuale, përfshirë pesë "Topa të Artë". Në nivel ekipor, sulmuesi i Juventusit ka fituar titullin kampion në Angli, Spanjë dhe Itali, si dhe FIFA World Cup dhe Superkupën e vendit.



EMISIONET