“Shoqja ime është e martuar me një pedofil që po i shkatërron jetën! Si t'ia bëj?”

Pedofilët nuk i shkatërrojnë jetën vetëm të miturve. Vetë emri i tyre bën që edhe femrat e rritura të shqetësohen nëse janë të përfshira në marrëdhënie me ta. Një vajzë është e shqetësuar për shoqen e saj, pasi po shkatërron jetën prej bashkëshortit që është arrestuar një herë për pornografi online me të mitur.

Kështu kërkon këshillën e ekspertes E.Jean duke i shkruar një letër për të ditur nëse duhet të reagojë për këtë çështje.

Letra: Bashkëshorti i shoqes sime të ngushtë është arrestuar një herë për shkak të pornografisë me fëmijë. Tani ai nuk mund të qëndrojë pranë të miturve, nuk mund të jetë në rrjete sociale, nuk mund të marrë pije alkoolike dhe duhet të regjistrohet si i fiksuar pas seksit. Mikesha ime ka hequr dorë nga jeta e saj sociale sepse ka mundësi të kufizuara në vendin ku jeton. Ai i mban kartat e saj të kreditit dhe ajo gjen shumë mashtrime e aktivitete të paautorizuara në llogarinë bankare. Ai mohon çdo gjë. Mua më kanë mësuar që të mos përfshihem në një martesë, përveç rasteve kur ka dhunë. Çfarë duhet të bëj?

E.Jean: Për çfarë po pret? Dëshiron që ai t’ia thyejë brinjët shoqes tënde? Ky mashkull po e rreh atë çdo orë të ditës! Fol për këtë gjë! Thuaji shoqes tënde: “E dashur, unë të dua shumë. Ndoshta ti nuk do ta dëgjosh këtë, por bashkëshorti pot ë shkatërron jetën. Nuk dua të të përmend faktin se qeveria e ka arrestuar për pornografi fëmijësh. Dua vetëm të të them: Ai është gënjeshtar, mashtruar dhe tradhtar. Ai do të të shkatërrojë çdo moment lumturie.” Ajo nuk do të të flasë më kurrë. Por për dy ose tre muaj, e vërteta jote do e godasë dhe do bëjë gati valixhet për tu larguar nga ai.

EMISIONET