Shoqëria civile paraqet projektin për depolitizimin të KQZ

Shoqëria civile paraqet projektin për depolitizimin të KQZ

Pavarësisht situatës së krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, Komisioni Parlamentar për reformën Zgjedhore ka rinisur punën. Përfaqësues të shoqërisë civile kanë prezantuar draftin e ndryshimeve në kodin elektoral, ku u theksua depolitizimi i institucioneve që administron procesin e votimeve.

Kristaq Kume: “Nuk duhet të jetë kështu, nuk do të thotë se përjashtohen të gjithë ndërtuesit civil, jo. Të gjithë ndërtuesit civilë, ligji i vendos në të njëjtën situatë të barabartë me çdo qytetar tjetër që kërkon të vetëofrohet, ta marrë si detyrë.”

Për mazhorancën kjo do të kërkojë më parë një studim konkret.

Alket Hyseni: "A kemi ndonjë studim  dhe a keni ndonjë database mu të gjithë që të na orientoni edhe ne sepse ky është qëllimi. Ne duam të marrim mendje, kemi edhe ekspertët që mbledhin këto informacion dhe dalim në një vendim.”

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare kërkuan një qasje ndryshe për institucionin që do të organizojë zgjedhjet.

Myslim Murrizi: “Kush është ai që vjedh votat? Jo votat janë vjedhur këtu dhe janë vjedh nga këtu ku jemi ne deri tek Parlamenti ku punojmë.”

Paralelisht me Komisionin e Posaçëm edhe opozita jashtë parlamentare është duke përgatitur një paketë ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

EMISIONET