Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si studentët

Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron protesta si

Shoqata e transportit ndërqytetas paralajmëroi se do të hyjë në protestë si studentët nëse kushtet e tyre nuk plotësohen. Në analizën vjetore të vitit 2018 vlerësuan si negative lejimin aktual të transportit të paligjshëm nga shteti, por edhe ridhënien e linjave dikur të shfuqizuara nga shtetit. Ata kërkuan takim me ministren e re të Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Shoqata e transportit ndërqytetas do të nisë protestat si studentët nëse nuk merren masa për ndalimin e subjekteve informale apo anulimin e linjave të shfuqizuara më parë. Të mbledhur në një takim përfaqësues e krerë të kësaj shoqate thanë se viti 2018 ka qenë negative për ta.

Mema: Nga premtimet që na u bënë për vazhdimin e reformës së transportit dhe për heqjen e transportit të paligjshëm, organet, ministria kanë punuar shumë pak dhe ne jemi zhgënjyer. Ne nuk do të ndalojmë së kërkuari me të gjitha mjetet demokratike. E fundit dihet, është ajo që po bëjnë studentët.

Kreu i shoqatës Kujtim Mema tha se problematik mbetet edhe terminali për udhëtarët tek Shqiponja në Tiranë.

Mema: Te Shqiponja është gangrenë, terminali një gangrenë e paparë. Kryetari i bashkisë premtoi që do bëhej terminali, ka 3 vjet as ka filluar dhe as ka ndërmet të fillojë. Një kryeqytet pa terminal.

Përfaqësuesit e shoqatës së transportit ndërqytetas thanë se do të kërkojnë një takim nga ministrja Belinda Balluku për të marrë zgjidhje për problemet e tyre.

EMISIONET