Shoqata e albitrimit, Kastrati: Jemi plotësisht të ligjshëm dhe funksionojmë me efikasitet

Shoqata e albitrimit, Kastrati: Jemi plotësisht të ligjshëm dhe

Shoqata e arbitrave është një tjetër organizëm që operon pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dhe që ka përfunduar nën akuzë nga kandidati për president i FSHF-së Bashkim Fino i cili e ka konsideruar si të paligjshme dhe për rrjedhojë nuk duhet të ketë të drejtën e votës në asamble.

Kryetari i kësaj shoqate Tahir Kastrati sqaron se ajo funksionon me efikasitet të plotë dhe është tërësisht e ligjshme.

"Shoqata jonë tashëm është e njohur dhe nga organizmat europian. Ne tashmë, ka 7 vjet që jemi anëtarë të konventave të albitrave të europës. Nga e cila ne përfitojmë bazën materiale, përfitojmë edhe financiarisht në valutë. Kjo tregon që shoqata jonë është plotësisht e integruar. Jemi akuzuar hapur që jemi një organizatë fantazëm. Unë paraqes vendimin e gjykatës që kjo organizatë është e regjistruar që në vitin 98-të dhe çdo 4 vjet kjo shoqatë ka bërë zgjedhjet duke u mbështetur tek statuti i saj që është i miratuar nga asambleja."

Kastrati foli edhe në lidhje me shoqata rajonale të cila ashtu si ajo e arbitrave ka përfunduar nën akuzë nga kandidati FIno.

"Është një vendim i formës së prerë të asamblesë së futbollit me 100% të votave, ku anëtarët me të drejtë vote janë dhe shoqata rajonale."

Zgjedhjet në Federatën Shqiptare të Futbollit pritet të jenë mjaft të luftuara dhe ka shumë gjasa të kërkohen dy raunde për të vendosur se kush do ta drejtojë për 4 vitet e ardhshme insistucionin e futbollit shqiptar.

EMISIONET