Një vajzë trevjeçare, e cila po luante me pistoletën e të atit, ka qëlluar aksidentalisht nënën e saj shtatzënë në Indiana.

Incidenti ndodhi në një parking në Merrillville.

Babai i 3-vjeçares, Menzo Brazie kishte lënë pistoletën e tij në makinën e parkuar pranë një qendre tregtare dhe u fut në dyqane për të blerë.

Ndërsa vajza e tij që ndodhej brenda makinës mori armën dhe qëlloi aksidentalisht mamanë e saj shtazënë Shanique Thomas.

Vogëlushja e qëlloi në shpatull ndërsa qëndonte në pjesën e pasme të makinës.

Në makinë ndodhej edhe djali i tyre 1-vjeçar.

Bashkëshorti i saj, i cili ishte brenda në dyqan, menjëherë doli jashtë për të parë 21-vjeçaren e gjakosur.

Thomas  u dërgua menjëherë në spital ku u raportua se ishte në gjendje kritike por të qëndrueshme dhe nuk dihet nëse foshnjes së saj të palindur i ka ndodhur diçka.

Thomas ishte katër deri gjashtë javë shtatzënë.

Brazier ndodhet në paraburgim me akuën e rrezikimit të fëmijës.

Dy fëmijët e çiftit  janë nën kujdesin e Departamentit të Shërbimeve të Fëmijëve në Indiana.

  

/Ora News.tv/