Një djalë është tepër i shqetësuar se e dashura do i zbulojë sekretet seksuale të së kaluarës.

Ai i ka dërguar një letër psikologes Deidre ku tregon se shoku i ngushtë e kërcënon që ti tregojë të dashurës për marrëdhënien seksuale që kanë patur në adoleshencë. Psikologia e këshillon që të kuptojë ndjenjat e vërteta para se të marrë një vendim.

Letra: Një mik po më kërcënon që do ti tregojë të dashurës time që ai dhe unë kemi bërë seks oral një natë kur ishim të dehur. Isha i tërhequr nga ai kur kisha prirje homoseksuale në moshën 17 vjeçare, por më kaloi. Më vonë, njoha të dashurën time dhe rashë në dashuri me të.

Ne jemi në mes të 20-ave. Unë dhe ai kemi qenë gjithmonë të afërt. Ne ndajmë gjithçka dhe kemi qenë gjithmonë besnik e të sinqertë. Ai di sekretet e mia më të mëdha dhe nuk do ta mendoja kurrë që do ma bënte këtë.

Kohë e fundit, ne kemi patur një zënkë pasi ai më kërcënoi se do i tregojë të dashurës time se çfarë kemi bërë bashkë para shumë vitesh. Duhet të pranoj që shumë herë kam qenë konfuzë nëse duhet të jem me të dhe jo me të dashurën.

A duhet ti tregoj asaj të vërtetën para se ai të flasë?

Deidre: Zbulo ndenjat e tua më parë. Miku jot duket se është lënduar, prandaj po të kërcënon që ti tregojë të dashurës tënde se çfarë keni bërë të dy.

Ti duhet të vendosësh se me kë do të jesh ose do ti lëndosh të dy.

/Ora News.tv/