Shokët sëmurin të miturën, i hapin grup whatsapp-i me titull "Të urrejmë!"

Shokët sëmurin të miturën, i hapin grup whatsapp-i me titull

Në një shkolle të  mesme, në Piacenza, shtatë djemë janë duke u hetuar për ngacmimin kundër shoqes së tyre të klasës. 

Ata e kishin vënë në shënjestër me ofendime të rënda të përditshme, madje e kishin përfshirë në një grup në WhatsApp me titull "Ne të urrejmë".

Vajza ngacmohej për shkak të një sëmundjeje nga e cila vuante.

Si pasojë vajza u  sëmur me ankthe  të shkaktuara nga sjellja e grupit. Akuza që rëndon mbi të rinjtë është ajo e dhunës private, kërcënimeve dhe shpifjes. Fëmijët nuk janë përgjegjës për shkak se janë nën moshën 14 vjeç.

Të gjithë fëmijët në fjalë janë midis 12 dhe 13 vjeç.  

EMISIONET