Shoferi autobusit filmohet duke fjetur gjumë në timon

Shoferi autobusit filmohet duke fjetur gjumë në timon

Video e një shoferi autobusi që e ka zënë gjumi në timon është bërë virale në internet.

Video është publikuar nga një pasagjerët e autobusit SBS Transit.

Shoferi në Singapor shihet duke fjetur gjumë ndërsa autobusi ishte me pasagjerë.

Por ajo çfarë ka nxitur debat në rrjetet sociale është se kompania e transportit e ka mbrojtur atë.

Sipas zëdhënëses të SBS Transit, shoferi nuk po flinte gjumë por thjesht po bënte ushtrime për dhimbjen e qafës.

"Shoferi vuan nga dhimbja e qafës, por kjo nuk i ndryshon aftësitë e tij në timon në asnjë mënyrë,"- tha Tammy Tan, duke shtuar se nëse ai do të kishte qenë duke fjetur gjumë kompania do ta hiqte nga puna.



EMISIONET