Shmanget tragjedia, Policia Bashkiake shpëton vajzën që tentoi të mbytej në liqen

Shmanget tragjedia, Policia Bashkiake shpëton vajzën që tentoi

Një vajzë ka tentuar në orët e mbrëmjes së sotme vetëvrasjen për t’u mbytur në Liqenin Artificial të Tiranës. 

Por ndërhyrja në kohë e punonjësve të Policisë Bashkiake ka shmangur tragjedinë duke shpëtuar vajzën e cila ishte në gjendje të rënduar psikologjike. 

Sapo kanë marrë informacionin për një person që është futur në ujë, shërbimet e Policisë Bashkiake kanë shkuar tek vendi pranë Librarisë dhe kanë konstatuar se e reja ishte në thellësi të liqenit në një distancë prej 5-6 metrash. Edhe pse kanë tentuar disa herë që ta bindin të dalë në breg, ajo ka vijuar të shkojë më në thellësi. 

Në këtë moment, një prej efektivëve është futur në liqen duke e nxjerrë nga liqeni. 

Ndërkohë, efektivët e Policisë Bashkiak njoftuan edhe kolegët e tyre të Policisë së Shtetit për të vijuar  zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të renë nga Tirana që të tentojë të ndërmarrë këtë hap drastik, por falë reagimit të shpejtë të policisë Bashkiake shpëtoi.


EMISIONET