Shkon në 908 numri i viktimave nga koronavirusi ne Turqi, 42 mijë të infektuar

Shkon në 908 numri i viktimave nga koronavirusi ne Turqi, 42 mijë

Turqia konfirmoi 96 viktima të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 908.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 42.282, pasi 4.056 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testet për virusin, treguan të dhënat e përditësuara të Ministrisë turke të Shëndetësisë.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se deri më tani, gjithsej 2.142 janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet.

EMISIONET