Vetëm në 24 orët e fundit në Serbi janë regjistruar 73 persona të infektuar duke e çuar numrin total në 457.

Që prej raportimit të djeshëm nga institucioni përkatës, janë testuar 295 persona prej të cilëve 73 rezultuan pozitivë me COVID-19.

Ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 7.

Mediat serbe rapotojnë se pacienti që humbi jetën ishte një 48-vjeçar.


/Ora News.tv/