Shkon në 174 numri i të infektuarve me COVID 19: 28 raste të reja, 2 në Tropojë

Shkon në 174 numri i të infektuarve me COVID 19: 28 raste të

Harta e epidemisë së koronavirusit është zgjeruar me Tropojën, ku një çift bashkëshortësh ka rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 174.

Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Mes te infektuarve janë dhe 4 fëmijë.

Viktima e gjashtë-Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

 Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

- Tirane           102 raste

- Durres           10 raste

- Lushnje         4 raste

- Elbasan         5 raste

- Rrogozhine   2 raste

- Fier               18 raste

- Kavaje          4 raste

- Korce            11 raste

- Vlore            5 raste

- Shkoder        3 raste

- Lezhe            4 rast

- Berat             1 rast

- Has               2 raste

- Kruje            1 rast 

-Tropoje          2 raste

Nga të prekurit, rezultojnë 4 raste pozitive të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive, janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!


EMISIONET