Shkollat në Tiranë pa masa për koronavirusin, nxënësit ankohen për higjienën

Shkollat në Tiranë pa masa për koronavirusin, nxënësit

Disa shkolla në kryeqytet duket se nuk kanë marra masa për parandalimin e koronavirusit. Tualetet kryesisht kanë probleme me higjienën.  Në to herë ka e herë nuk ka ujë, deklarojnë nxënësit.

"Vjen shumë erë e keqe"

"E kam gjetur pis tualetin dhe të palarë"

"Banjot e çunave janë si mos më keq"

Jashtë kamerave prindërit shprehen se higjiena ka qenëi përhershëm, por frika nga koronavirusi i ka detyruar të pastrojnë më shumë.

"Sic thonë kalamajtë, këto ditë kanë filluar i pastrojnë"

 Ndërkohë që kryebashkiaku Erion Veliaj propagandon në rrjetet sociale për masa të marra për parandalimin e koronavirusit, nxënësit thonë të kundërtën duke i drejtuar Veliajt një kërkesë të qartë.

"Dua të bëj një kërkesë nga bashkia, duam të kemi banka të pastra, banja të pastra dhe të kemi gjithcka në shkollë"

Në oborret e shkollave ka gjithashtu papastërti. Fare pranë tyre në shkollën 9-vjecare në Yzberisht qëndrojnë koshat e plehrave që nuk pastrohen rregullisht, duke u bërë kështu një rrezik potencial për përhapjen e infeksioneve të ndryshme.

 

EMISIONET