Shkoi për të përdorur tualetin, pitoni kafshon gruan në të pasme

Shkoi për të përdorur tualetin, pitoni kafshon gruan në

Një grua është kafshuar në të pasme nga një gjapër pasi u ul për të përdorur tualetin.

Gjarpri doli nga tualeti dhe kafshoi Helen Richards kur ajo u ul aty. 59-vjeçarja nga Australia paralajmëroi të tjerët që të jenë të kujdesshëm kur të ulen në tualet që të mos vuajnë të njëjtin fat.

"Ndjeva pickimin dhe pak dhimbje,"-tha ajo. "Mendova se ishte bretkosë, por kur pashë ishte gjapër."

Richards vlerësoi se ky zvarraniku  ishte një piton 1.6 metra i gjatë.

Por fatmirësisht këto lloj gjarpërinjsh nuk janë helmues.

Për të mbajtur pitonin, gruaja mbylli kapakun e WC dhe i vendosi disa sende të forta sipër që të mos dilte nga tualeti.

Pastaj telefoni kapësin e gjarpërinjve për të hequr zvarranikun nga tualeti.

EMISIONET