Shkoi për të mbështetur kombëtaren, humb jetën në rrethana të çuditshme

Shkoi për të mbështetur kombëtaren, humb jetën në

Udhëtimi për në Bullgari për të ndjekur ndeshjen e kombëtares angleze për kualifikueset e Euro2020 ka rezultuar fatal për një tifoz.

Rob Spray vetëm 32 vjeç ishte një tifoz i zjarrtë i kombëtares i cili humbi jetën në një mënyrë shumë të çuditshme. 

Sipas asaj që raporton "The Sun", Rob u gjet në gjendje të dehur në qendër të Sofies. Pasi ai u dërgua në spital, mjekët tregojnë se ai filloi të kërcënonte stafin mjekësor se do t'i vriste ndaj dhe ata thërritën policinë.

Gjatë rrugës për në stacionin e policisë ai humbi jetën në një mënyrë ende të paqartë. 

Por familjarët e tij nuk mendojnë të njëjtën gjë dhe e konsiderojnë këtë vdekje si të dyshimtë.

"Ne nuk e dimë se ç'ndodhi, por ai vdiq nën kujdestarinë e policisë." - shprehet motra e tij.

Policia ende po punon për të zbardhur shkakun e vdekjes së tij përpara se trupi të rikthehet në Angli.

EMISIONET