Shkoi në Britani për t'i shpëtuar dhunës në familje, shqiptarja përfundon në burg

Një grua shqiptare që kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale u kap duke përdorur një kartë të rreme identiteti nga një vend i BE-së në një zyrë pune në Oksford.

Dorela Rehova i tregoi stafit të kompanisë më 10 gusht një kartë identiteti italiane, e quajtur "Altea Hashi".

26-vjeçarja po bënte një kërkesë për një numër në sigurimet kombëtare, por zyrtarët ngritën dyshime duke zhvilluar kërkime të mëtejshme.

Prokurori Xhorxh Threlfall tha të martën në gjykatën e Oksfordit se karta ishte e falsifikuar pasi kishte një sërë gabimesh krahasuar me kartat origjinale.

Pas zbulimit, Rehova u arrestua. Avokati mbrojtës tha se gruaja ishte mësuese, duke kërkuar dënim të zbutur. Ai shtoi se ajo nuk kishte përfituar ndonjë gjë nga karta dhe kishte lënë Shqipërinë fillimisht për t'i shpëtuar dhunës në familje.

Gjyqtari Ian Pringle. tha: "Ju keni hyrë në këtë vend diku gjatë verës së këtij viti. Ju nuk keni të drejtë të hyjni dhe e keni bërë këtë në mënyrë të paligjshme".

Rehova u burgos për 10 muaj.

EMISIONET