Shkodra: Vetëm 1 në 10 biznese ka pasur mundësi aksesi në garancinë e qeverisë

Shkodra: Vetëm 1 në 10 biznese ka pasur mundësi aksesi në

I ftuar në “Ekopolitikë” nga Besart Kadia në RTV  Ora, Arben Shkodra nga Shoqata e Prodhuesve tha se nga garancia sovrane e qeverisë kanë përfituar vetëm 1 në 10 biznese.

Ai shtoi se qeveria nuk i kanalizuar siç duhet kategoritë e bizneseve që duhet të kishin akses financiar në këtë garanci.

Arben Shkodra: Me dijeninë time dhe atë që kemi kontaktuar e na kanë kontaktuar, nga 10 që kanë tentuar vetëm 1 ka pasur mundësi aksesi në këtë garanci të qeverisë. Ajo që ne pamë është se qeveria nuk i kanalizojë sic duhet kategoritë e bizneseve që duhet të aksesorin. Janë 4 ketegori biznesesh që duhet ët aksesoren në financë. Kategoria e parë ëhstë e tyre që janë të lejuara që të funksionojnë, që kanë pasur një pik në mars dhe kanë rënie tashmë. Këto kompani do të merrnin kredi dhe duhet të merrni për të pasur mjete xhiro. 

Kemi kompani që u është reduktuar biznesi me 30% dhe këto duhet të aksesojnë në financë me interes zero, pasi duhen ndihmuar që të mos kenë problem. Kategoria e tretë janë bizneset që janë të mbyllura dhe që nuk po krijojnë të ardhura. Si mund të hyjnë këto në një situatë kreditimi duke e ditur që fundorja e këtij operacioni do të jetë me humbje dhe bankat nuk janë të shumë të favorshme. Kategoria e katërt është kategoria bizneseve që gjenden në trekëndësin Tiraën-Durrës-Lezhë, që janë goditur edhe nga tërmeti. Këto kategori nuk mund të aksesojnë vetëm se grande. 



EMISIONET