Shkodra përgatitet për festivalin e fëmijëve

Shkodra përgatitet për festivalin e fëmijëve

Shkodra pret për të 57-in vit, zërat më të mirë në festivalin mbarëkombëtar të këngës për fëmijë, që siparin e çel me 12 qershor, për të vijuar me datat 13 dhe 14 kur do të kurorëzohet kenga fituese.

Janë punë intensive me 20 këngët e përzgjedhura për këtë vit, që do të vijnë në 2 versione.

Kujtim Alija: "Versionin e parë e këndon këngëtari që vjen nga qytete e tjera, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe versionin e dytë e realizojnë këngëtarët e zgjedhur të qytetit të Shkodrës."

Nuk është e lehtë të mbash një traditë, e aq më shumë kur vitet e fundit financat e reduktuara dhe vështirësitë e tjera, i kanë dhënë efektet e tyre.

Kujtim Alija: "Politika të subvencionojë më mirë instituticionet e arsimit dhe të kulturës sepse mund të sjellë optimizmin tek të rinjtë."

Këngëtarët e rinj po hedhin zërat në studio. Vijnë nga të gjitha trojet me synimin për të dhënë më të mirën.

Me një skenografi të veçantë, mes të ftuarve dhe zërave të magjishme të fëmijëve, 3 netët e festivalit do të jenë një festë e vërtetë në teatrin “Migjeni”.

EMISIONET