Shkodra mbetet e kuqe nga koronavirusi: 2 raste pozitive sot, 18 mostra sillen në Tiranë

Shkodra mbetet e kuqe nga koronavirusi: 2 raste pozitive sot, 18 mostra sillen

Shkodra vijon të mbetet zone e kuqe. Dy rastet e fundit që rezultojnë pozitiv me koronavirus në Shkodër janë familjarë të rastit që u identifikua dje gjatë hetimit epidemiologjik.

Ata kanë rezultuar pozitiv nga 5 mostrat e marra dje për analizë ndërkohë sot janë marrë dhe 18 mostra dhe po dërgohen në Tiranë, informon gazetari i Ora News, Bepin Kolvata. 

Epidemiologët vijojnë çdo ditë punën në terren për gjurmimin dhe hetimin epidemiologjik për çdo rast të dyshuar në qytetin e Shkodrës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 6 raste të reja me Covid-19, si dhe janë shëruar 6 pacientë. Kurba epidemike në Shqipëri ka qenë e butë dhe e qëndrueshme. Hetimi i thelluar epidemiologjik ka treguar luhatje ditore të rasteve në dy javët e fundit, tha Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Aktualisht janë 177 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë

EMISIONET