Shkodra: Jemi në një moment ‘sanduiçi’, brezi i ri na sheh si modele të gabuara

Shkodra: Jemi në një moment ‘sanduiçi’, brezi i ri

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Ekopilitikë” në RTV Ora u shpreh se lufta e brezave në Shqipëri e ka çuar vendin në një moment ‘sanduiçi’.

Sipas tij brezi i vjetër nuk po e lë brezin e mesëm të veprojë, ndërsa brezi i ri e sheh brezin e mesëmnjë model të gabuar.

Besart Kadia: 18 biznese mbyllen që në 18 muajt e parë të krijimit. Realiteti i tregut të lirë dhe bizneseve dhe realiteti politik. Thonë që ka 30 vjet që janë po të njëjtët aktorë dhe nuk dështojnë asdnjëherë. Si shpiegohet?

Arben Shkodra: Është lufta e brezave. Ne jemi në një moment sanduichi. Janë brezi i shumë të rriturve që duhet të dalin sot nga jeta politike, ekonomike, nga shumë gjëra, sepse janë brezi që nuk po e lë brezin e mesëm, që është ai i viteve '90 e mbrapa që të lulëzojë. Kemi dhe brezin e ri që po edukojmë sot, të cilët na shohin modele të gabuara. Natyrisht që brezi që duhet ta shtyjë para këtë ekonomi, është brezi i viteve '90. Ky brez nuk e shoh të ketë hapësirë, qoftë në sipërmarrje, qoftë në jetën kulturore, artistike, politike, akademinë, sepse kemi gjithmon një brez shumë të vjetër qoftë në mendësi, apo në mënyrën e të bëri të gjërave sa nuk e lejojnë.


EMISIONET