“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 10-të

“Shkodra Jazz Festival” në edicionin e 10-të

Në Shkodër nisën koncertet e edicionit të 10 të festivalit të Jazzit, aktivitetet kulturore që organizohet si nderim për artistin Rrok Jakaj.  Shtrirja në kohë e koncerteve dhe vendet karakteristike të përzgjedhura cilësohen risia e këtij edicioni.

Në qytetin e Shkodrës po zhvillohet edicioni i dhjetë i  Festivalit të Jazzit.

Ambientet e Muzeut Historik të qytetit u përshtatën si skenë për koncertin e grupit.

Suing kuartet është i përbërë nga nxënësit e Rrok Jakaj, artistit  të cilit i kushtohet.

Një aktivitet që ka një jetëgjatësi të tij por që këtë vit është shtrirë në kohë dhe vjen edhe si një shkollë për muzikantët.

Janë 10 koncerte nga formacione të ndryshme orkestrale që për dy javë më radhë zhvillohen në ambiente të hapura në zonat më karakteristike të qytetit.

 “Shkodra Jazz Festival” bashkon çdo vit muzikantë të njohur nga Shqipëria dhe bota dhe organizohet nga shoqata kulturore “Rrok Jakaj”, me mbështetjen e bashkisë së Shkodrës dhe Ministrisë së Kulturës.

EMISIONET