Shkodra: Duhet pakt kombëtar për ekonominë, në 20 vite kemi arnuar procedura

Shkodra: Duhet pakt kombëtar për ekonominë, në 20 vite kemi

Eksperti i ekonomisë, Arben Shkodra i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se duhet një pakt kombëtar politik për ekonominë.

Shkodra: Ne kemi nevojë për një pakt kombëtar për ekonominë, ku brenda duhet të ketë dy elementë për ekonominë. E para, aspekti fiskal, i cili të paktën për një 5 vjeçar nuk duhet të ndryshojë. Të paktën të kemi një ecuri 5 vjeçare. Një biznesmen bën një plan biznesi që minimalisht është 7 vjeçar.

Kemi arnuar në 20 e ca vite procedurat tatimore dhe nuk e dimë më cili është versioni origjinal.

A ka ardhur koha që ta kemi të konsoliduar këtë procedurë tatimore që është bërë makth?

E dyta, nuk mendoj se mund të fiksojmë një vlerë. Por të paktën të kemi një marzh që nuk mund të ndryshojë shumë.


EMISIONET