"Shkodra dhe tenderat politike" Rama shtyn për nesër takimin me drejtuesit socialistë

"Shkodra dhe tenderat politike" Rama shtyn për nesër takimin

Shkodra po kthehet në një krizë të brendshme politike në Partinë Socialiste, pas dështimit të strategjisë së Edi Ramës për këtë qark.

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish drejtuesit politikë dhe deputetët e Shkodrës por takimi i cili ishte parashikuar të mbahej sot u shty për nesër në orën 09:00. 

Takimi do të mbahet në selinë PS dhe temë diskutimi pritet të jenë emërimet në Qarkun e Shkodrës. Deputeti i Malësisë së Madhe, Paulin Sterkaj javën e kaluar shprehu shqetësimin se janë kthyer në tendera politikë, informon gazetarja e Ora News, Fjorela Beleshi. 

Pavarësisht pakënaqësive të shprehura ndaj të deleguarve të Edi Ramës në kryeqendrën e Veriut, kryesocialisti mësohet t’i ketë mbrojtur ato. Por për të mësuar më shumë dhe për të zgjidhur këtë situatë problematikë mes socialistëve, Kryeministri ka vendosur ta marrë vetë situatë në dorë duke i mbledhur të hënën vetëm qarkun e Shkodrës.

Edhe pse në fushatë për zgjedhjet e 30 qershorit, Edi Rama premtoi investime në këtë qytet, mesa duket Shkodra nuk po i ngjit Kryeministrit. Pasi edhe pse fitoj lokalet nuk ka një kryebashkiak në krye të Shkodrës, për shkak se i emëruari i tij Valdrin Pjetri u prek nga ligji i dekriminalizimit.

Sterkaj i ankohet Ramës: Emërimet në Shkodër janë kthyer në tendera politik

EMISIONET