Shkodër, surprizë këngëtarit të “Lules së majit”

Shkodër, surprizë këngëtarit të “Lules së

Një buqetë dhe një falenderim për këngëtarin që shenjoi këngën simbol të Shkodrës “Lulet e Majit”

Kjo është surpriza që mjeshtrja e këngës shkodrane Mukades Çanga dhe një grup të rinjsh i bënë këngëtarit tashmë 85 vjeçar Gjokë Vata

Falenderimin të rinjve dhe koleges Çanga ja ktheu me këngë.

Pandemia i ndaloi shkodranët që këtë 6 maj ta festojnë si ditën e luleve si përherë, por artistët i neglizhuan për disa minuta.

Aty këngëtari tashmë në pension dha edhe një mesazh për bashkëqytetarët e tij dhe shqiptarët.

Vata: Mund ta kalojmë, mos të kemi frikë tjetër përveç zotit.

Nuk harron të theksojë se Shkodra pa lulet dhe këngën e saj nuk mund të identifikohet, ndërsa shton se Shqipëria pa Shkodrën do të ishte më e varfër.

Vata: Sikur t'i heqësh Shqipërisë Shkodrën, vendi mbetet lakuriq.

Mjeshtrja e madhe Mukades Çanga e ka përjetuar me emocion këtë takim.

Çanga: Kam një dëshirë shumë të madhe ta dëgjoj. Ai është një hero.

Në Shkodrën e luleve e të këngës, 6 maji është jo vetëm një ditë feste, por edhe mesazhi për ta ruajtur traditën e bukur që familjet e këtij qyteti kanë patur.

EMISIONET