Një fëmijë 10 vjeç është përplasur nga një makinë, në Unazën Perëndimore, tek ish Zukthkashta, në Shkodër.

Policia njofton se mjeti me targa AA133SH, me drejtues shtetasin E. H. 37 vjeç, ka përplasur një fëmijë E. H. 10 vjeç, banues në lagjen Salo Halili.

Ende nuk dihet gjendja e të miturit.

“I mituri u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet e D. V. P. Shkodër”, - informon policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë , veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/Ora News.tv/