Një ekspozitë e veçantë për nga tematika dhe mesazhi që kërkontë përcjellë.

E çelur në prag të 8 marsit në muzeun e Shkodrës ajo erdhi nën tematikën “Përballjen me të Brendshmen” dhe solli ekspozimin për herë të parë të 14 objekteve që i përkasin zonës së Shkodrës në mesin e shekullit të njëzetë.

“Një krahasim mes të kaluarës dhe të tashmes, veshjes së brendshme së gruas dhe intimitetit të saj, kjo ekspozitë është një klithmë kundër çdo tabuje , kundër dhunës së grave”.

Veshje të sipërme si këmishë dhe të poshtmet brakesha, që po t’i referohemi emrit labrahe, vjen nga perëndimi, ndikim ky që shihet në objektet e Shqipërisë së veriut që prej asokohe.

“Për arsye se nuk bie në sy, një grua vishet me kostum të plotë, këto janë nën të. Kanë njëfarë kuptimi tabu prandaj nuk janë përmendur më parë.”

Për artizanen Artenca Tufi, ekspozimi i këtyre veshjeve merr një rëndësi të veçantë pasi shfaqin tematikat të avancuara për kohën, por gjithashtu na dëshmojnë një traditë që sot Shkodra e ka humbur.

Të tilla veshje janë vetëm pjesë e muzeut pasi nuk përdoren më nga gratë.

“Çdo gjë është në mënyrën më perfekte. Nëpërmjet ngjyrave ato nxjerrin figurat. Këto teknikat përdoren.”

Përmes kësaj ekspozite, organizatorët lëshojnë një klithmë kundër çdo tabuje dhe dhunës ndaj grave që sot në shoqëri përballen me jo pak vështirësi por edhe me krime të rënda.

/Ora News.tv/