Shkodër: Dy vëllezër në kërkim, goditën me thikë 38 vjeçarin

Dy vëllezër  janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se plagosën me thikë një 38 vjeçar, banues në Shkodër. Ngjajra u shënua paraditen e sotme (12 gusht) në lagjen "Mark Lula"

"Pas një konflikti  të çastit për motive të dobëta, është plagosur me thikë shtetasi V.Sh, 38 vjeç banues në Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjeksore" informon policia e Shkodrës.

Grupi hetimor ka bërë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar,  dy vëllezrit  A. M. dhe L. M.,  banues në Shkodër dhe po punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.


(Foto: Vendi ku ndodhi plagosja ne Shkoder, 12 gusht 2019)

EMISIONET