Shkodër, debat për 29 nëntorin

Shkodër, debat për 29 nëntorin

Festimet për pavarësinë dhe çlirimin e atdheut, edhe njëherë janë bërë objekt debatesh në qytetin e Shkodres, ku veteranët e luftës antifashiste nacional – çlirimtare, akuzojnë bashkinë e qytetit dhe titullaren Voltana Ademi se ka përjashtuar datën 29, që përkujton 75 vjetorin e çlirimit të vendit nga okupatori.

Zamir Llazani, kryetar i veteranëve të LANÇ: Shpreh indinjatën për mos seriozitetin që e tejkalon këtë koncept, me rastin e programit që bashkia Shkodër ka bërë për kremtimin e 75-vjetorit të çlirimit nga forcat nazifashiste.

Por vetë Voltana Ademi që thotë se ky debat duhet të diskutohet tashmë në nivel kombëtar, duke ju përgjigjur akuzave në fjalë, thotë se kalendari i bërë publik, i përket javës së pavarësisë, e që në këtë rast i bën nder të gjithëve.

Voltana Ademi, kryetare e bashkisë Shkoder: Nuk ka asnjë vendim që është antikushtetuese.

Mohon të ketë në këtë mes një vendim antikushtetues, edhe pse prej vitesh bashkia Shkoder feston vetëm 28 nëntorin, duke mos njohur datën 29, që veteranët dhe e majta e cilëson si ditën kur u çlirua Shkodra dhe Shqipëria nga okupatorët.

Në nivel historik prej 3 dekadash në Shqipëri, politikanë e historian janë të ndarë mbi ditën se kur u çlirua vendi, prandaj edhe refreni 28 apo 29-ta, janë të pandarë cdo nëntor kur përkujtohet pavarësia dhe çlirimi i atdheut.

EMISIONET