"Në Lombardi pothuajse të gjitha tamponët negativë për gripin janë pozitivë për Covid-19 ".

Kështu ka deklaruar Antonino Bella, anëtar i Institutit të Lartë të Shëndetit (ISS) dhe anëtar i task-forcës  për koronavirusin.

Kur u pyet nëse kjo mund të vlejë edhe për pjesën tjetër të Italisë, Bella deklaroi se është "e gabuar të përgjithësohet".

"Megjithatë - shtoi ai - kurva e gripit mund të jetë e vlefshme për të monitoruar përhapjen e koronavirusit ".

Të dhënat, shpjegon "babai" i sistemit të mbikëqyrjes së gripit në një intervistë me Corriere della Sera, mund të përdoren për të "monitoruar përhapjen e koronavirusit për pacientët tashmë të infektuar, domethënë pacientë me simptoma të një sindromi të ngjashëm me gripin, pasi testimi me tamponë i të gjithë popullatës është i pamundur.

/Ora News.tv/