Shkencëtarët zbulojnë se si të zgjidhni partnerin e përsosur para se të mbushni 35 vjeç

Shkencëtarët zbulojnë se si të zgjidhni partnerin e

Dashuria është me të vërtetë një ndjenjë e jashtëzakonshme. Mund të sinkronizojë ritmet e zemrës së të dashuruarve, t'i ndihmojë ata të lehtësojnë dhimbjet dhe t'i bëjë ata të ndjehen të lumtur. Dhe kush do të mendonte se matematika mund të na ndihmojë të gjejmë të gjitha këto. Sigurisht, dashuria është plot emocione, zhvillime të papritura dhe ngjarje dhe është e vështirë të përgatitesh për të takuar shokun tënd të shpirtit. Por matematikani Hannah Fry shpjegon se si të zgjedhësh partnerin perfekt duke përdorur një formulë të veçantë.

Po ndajmë me ju sekretin se si të gjeni shokun e shpirtit tuaj para moshës 35 vjeç

Formula matematikore për të gjetur dashurinë tuaj

Shumë marrëdhënie kanë modele të caktuara. Modelet lejojnë matematikanët të gjejnë formula që mund t’ju bëjnë më të suksesshëm gjatë ngjarjeve të paparashikueshme, si rënia në dashuri dhe kërkimi i partnerit ideal. Kjo formulë funksionon për shkak të diçkaje që quhet teoria optimale e ndalimit - në thelb, zgjedhja e kohës së duhur për të vepruar, për të arritur rezultatet më të mira të mundshme.

Sips kësaj formule ju nuk mund të zgjidhni të kaloni jetën me dikë që jeni lidhur për herë të parë. Personi ideal vjen gjithmonë pas 37% të përjudhës që ke përjetuar lidhjen e parë të dashurisë. Që do të thotë nëse lidhja juaj e parë ka qenë që në moshën 15 vjeç, personi ideal që do dëshironi të kaloni jetën mund ta gjeni pas moshës 22 vjeç.

Sigurisht, kjo metodë ka rreziqe. Partneri juaj ideal mund të jetë edhe në 37% e parë e kjo do ju bëjë t’i refuzoni ata. Ose partneri tjetër pas 37% të parë mund të mos jetë shumë më i mirë dhe do të duhet të kaloni jetën me ta. Por duke pasur parasysh që kjo formulë përdoret edhe nga qeniet e gjalla të natyrës ( si për shembull, nga disa lloje peshqish), do t'ju ndihmojë të rritni shanset për të gjetur partnerin e përsosur.

Shkencë për njohjen e dashurisë tuaj të vërtetë

Gjatë një takimi, personat që vijnë në kohë janë më të pëlqyeshëm. Ata mendojnë për të tjerët dhe u pëlqen të ndjekin një plan të qartë. Ata që vijnë më herët janë më nervozë, por në të njëjtën kohë, ata i kuptojnë dhe i ndiejnë më mirë emocionet e tyre.

Ju gjithashtu duhet t'i kushtoni vëmendje këpucëve të partnerit tuaj. Sipas studimit, këpucët mund të tregojnë shumë për një person dhe personalitetin e tyre. Njerëzit që veshin këpucë të rehatshme janë optimistë dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Ata që preferojnë çizme kanë frikë nga ndryshimet dhe mund të tregojnë agresion.

Disa këshilla më shumë për dashurinë nga matematikanët

Hannah Fry thotë se nëse po kërkoni dashuri në internet, atëherë është më mirë të mos vendosni fotot tuaja më të mira. Ne e dimë që tingëllon e çuditshme, por matematika i shpjegon të gjitha. Rezulton se një person, tërheqja e të cilit vlerësohet nga të gjithë do të jetë më pak i suksesshëm dhe do të frikësojë shumë aplikantë. Një person i cili vendos foto nga përditshmëria e tij pa marrë poza apo pa u përpjekur të duket bukur do jetë shumë popullor në faqe.

Nëse tashmë keni gjetur dashurinë tuaj dhe jeni martuar me ta, atëherë është më mirë të mos heshtni për pakënaqësinë tuaj. Ata çifte që diskutojnë dhe përpiqen të kuptojnë çështjet e ndryshme në marrëdhëniet e tyre, ata që flasin për pakënaqësitë dhe gjërat që i ofendojnë kanë një shans më të ulët për t'u divorcuar.

EMISIONET