Shkencëtarët tregojnë sa kohë qëndron koronavirusi në trupin tonë dhe a mund të infektohemi sërish

Shkencëtarët tregojnë sa kohë qëndron koronavirusi

Ndërsa numri i rasteve rritet ndjeshëm në Evropë dhe Amerikën e Veriut, koronavirusi ka arritur kulmin në disa vende aziatike, dhe hulumtimi i parë për efektet afatgjata të virusit ka dalë.

Sa kohë jeton në trupin tuaj?

Një studim nga revista mjekësore Lancet jep një përgjigje të kthjellët. Raporton që pacientët me koronavirus mund ta mbajnë patogjenin në traktin e tyre të frymëmarrjes për 37 ditë, që do të thotë se ata mund të mbeten infektues për shumë javë.

Duke pasur parasysh që periudha aktuale e karantinës rekomandohet si 14 ditë, pacientët mund të mbeten ngjitës shumë kohë edhe pasi simptomat e tyre zhduken.

Mund ta marrësh përsëri?

Ekzistojnë disa raportime se njerëzve të kuruar me koronafirus u riinfektuan. Të dhënat nga zyrtarët shëndetësorë në provincën Guangdong të Kinës raportuan se 14 përqind e njerëzve që u shëruan më pas u testuan përsëri dhe dolën pozitivë me koronavirus.

Në fund të shkurtit, Reuters raportoi për një grua në Osaka, Japoni që gjithashtu testoi pozitive pasi ishte shëruar nga një infeksion i mëparshëm. Një rast i ngjashëm u raportua në Korenë e Jugut.

Ekziston mundësia që ajo të mbetet e fjetur pas një periudhe fillestare të sëmundjes me simptoma minimale, përpara se të sulmojë mushkëritë. Ose gjithmonë ekziston një gabim njerëzor siç është testimi i pasaktë ose pacientët që dalin nga spitali para kohë.

Në mënyrë tipike, kur një infeksion viral mposhtet nga sistemi imunitar i trupit, ai e di se si ta mposhtë përsëri sepse janë imunë.

Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, u shpreh në një seancë dëgjimore para Komisionit të Mbikëqyrjes së Shtëpisë dhe Reformës të enjten: "Ne nuk e kemi vërtetuar zyrtarisht atë, por ka shumë të ngjarë që të ndodhë kështu. Sepse nëse ky vepron si çdo virus tjetër, pasi të shëroheni, nuk do të riinfektoheni. " / Marrë nga Independent/

EMISIONET