Shkencëtarët trajnojnë merimangën të 'kërcejë' në laborator

Një merimangë është trajnuar që të kërcejë apo hidhet në momentin që i kërkohet nga shkencëtarët.

Kim i përket rracës Regius Phidipus, e njohur si merimanga që kërcen 6 herë sa gjatësia e trupit të saj.

Në ngritje, forca e këmbëve të krijesës është sa 5 herë pesha e saj. Studimi nga Universiteti i Manchester ndihmon inxhinierët të krijojnë mini robota të shkathët që janë jashtë teknologjisë njerëzore.

Shkencëtari që drejtoi ekipin, Mostafa Nabawy tha: “Kjo është e mahnitshme dhe nëse ne kuptojmë këtë biomekanikë e ta zbatojmë në fusha të tjera të studimit.”

Ekipi trajnoi Kim të hidhet në lartësi të ndryshme në një platformë laboratorike. Ata regjistruan hedhjet e saj duke përdorur kamera me shpejtësi të lartë për ta sjellë në lëvizje të ngadalta që të gjithë të kuptojnë studimin.

EMISIONET