Shkencëtarët dhe kuzhinierët në Itali thonë se kanë bërë një picë që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës.

Pizza Pascalina, e projektuar nga shkencëtarët në Napoli, është konsideruar si pica që të zgjat jetën dhe pica anti-tumor, raporton Daily Mail.

Pascalina është e mbushur me përbërës nga dieta mesdhetare, të cilat njihen se kanë përfitime shëndetësore.

As djathi, as mishi nuk përdoren. Receta përfshin domate, ullinj dhe rapini, një lloj brokoli.

Pica do të dalë në shitje në Napoli Pizza Village, një festival me pica në Napoli që do të zhvillohet këtë javë.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Tumorit në Milano, instituti kombëtar i kancerit, thonë se pica është mjaft e shëndetshme për tu ngrënë dy herë në javë.

Pica ka për bazë miell gruri dhe përbërësit përfshijnë domate, rapini, ullinj dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, hudhër dhe piper djegës.

Pascalina nuk përfshin djathë ose mish, që përmbajnë yndyrë dhe mund të kontribuojnë në sëmundjet e zemrës

/Ora News.tv/