Shkencat Sociale vijojnë bojkotin, Fatos Lubonja: Rezistenca juaj duhet mbështetur

Shkencat Sociale vijojnë bojkotin, Fatos Lubonja: Rezistenca juaj duhet

Bojkoti i mësimit vijon te Fakulteti i Shkencave Sociale. Studentët kanë zgjedhur që në leksione të mirëpresin pedagogë e analistë për të shkëmbyer mendime. Fatos Lubonja ka qenë sot me studentët, duke iu treguar se kanë nevojë për mbështetje, ndërsa studentët thonë se do të presin vendimin e pedagogëve për të vendosur mbi protestën.

Fakulteti i Shkencave Sociale e ka zhvendosur sallën e leksionit në korridore, duke diskutuar mbi tema të ndryshme me të ftuarit e zgjedhur prej studentëve.

Të enjten Fatos Lubonja diskutoi me ta, mbi referimin e të kaluarës dhe të tashmes, ku ndër të tjera iu tha studentëve se janë një shembull i mirë për të gjithë.

Fatos Lubonja: Rezistenca është shumë e madhe dhe keni nevojë për mbështetje. Regjimi autoritarist që vendos pa pyetur të tjerët, pa pyetur shumicën, ka ndërtuar një ligj të arsimit, ka krijuar të gjithë këto probleme.

Por vetë studentët tregojnë se do të vijojnë me bojkotin, të paktën deri më 1 shkurt pas vendimit të pedagogëve që mblodhën Asamblenë.

Studenti: Nëse futen pedagogët edhe ne do të rishikojmë mënyrat e tjera të protestës që ndoshta mund të jenë dhe protestat në rrugë.

Ndërkohë, bojkoti i mësimit vijon edhe në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Studentët të mbështetur edhe nga pedagogët vijojnë ligjërimet në korridore për situatën në Universitete.  

Ndërsa, Fakulteti i Drejtësisë vijon ngujimin, teksa disa prej studentëve të drejtësisë zhvillojnë mësimin në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”.



EMISIONET