Shkëlqeu në Botëror, Napoli rrit interesin për portierin meksikan

Shkëlqeu në Botëror, Napoli rrit interesin për portierin

Guillerno Ochoa mund të jetë futbollisti më i ri i Napolit.

Kjo, pasi portieri i napoletanëve, Alex Meret pritet të mungojë deri në mesin e muajit shtator dhe sipas të përditshmes italiane, "Tuttomercatoweb" Ochoa i është ofruar shansi për ta blerë për vetëm 3 milion euro.

Kjo nuk është hera e parë që Napoli ka qenë në kontakt me portierin meksikan, të cilit i ka mbetur vetëm një vit në kontratën e tij me Standard Liege.

Ochoa ishte titullar fiks në portën e Meksikës, duke ndihmuar amerikanët të shkojnë deri në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

EMISIONET