Shkatërrohet rrjeti kriminal, gjymtuan më shumë se 50 persona për të përfituar nga sigurimet

Shkatërrohet rrjeti kriminal, gjymtuan më shumë se 50 persona

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet kriminal, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi mjekësor me "thyrjen e kockave" në Palermo,  Siçili. Në pranga kanë rënë 42 persona.

Të arrestuarit dyshohet se thyen gjymtyrët e njerëzve dhe organizuan aksidente rrugore në këmbim të përfitimit të një pjese nga pagesa e sigurimit të tyre.

Mashtrimi u zbulua për herë të parë kur një person vdiq pasi u rrah, thotë policia. Viktima është një tunizian, Hadry Yakoub, i gjetur pa jetë në një rrugë në periferi të Palermos.

Njëmbëdhjetë vetë u arrestuan për veprimtari të ngjashme gushtin e vitit të kaluar.

Policia tha se organizata kriminale e organizuar ishte përqendruar tek narkomanët , alkoolistët, të sëmurët mendorë dhe të tjerë persona në nevojë financiare.

Më shumë se 50 vetë dyshohet se u morën në "dhomat e tmerrit", të improvizuara në apartamente apo magazina.

Viktimat ishin anestizuar me droga dhe pastaj mbi gjymtyrë u vendosnin blloqe prej guri ose çimento, të cilat goditeshin me çanta peshash ose shkëmbinj të mëdhenj.

Po kështu aksidente të rreme me automjete u organizuan në zona të ndryshme të qytetit të pa mbuluara nga kamera sigurie dhe anëtarët e bandës i transportonin më pas të plagosurit në spital, duke u paraqitur si të afërm të tyre.

Në një rast tjetër, grupi organizoi një aksident të rreme në një traget që udhëtonte Palermo në Genova me një person duke pretenduar se ai kishte rënë poshtë shkallëve të anijes, thonë mediat italiane.

Viktimat ishin gjoja të paguara me qindra euro sipas skemës, pavarësisht se pretendimet e tyre të sigurimit ishin me vlerë prej mijëra.

Në mesin e të arrestuarve janë mjekë dhe fizioterapistë të cilët dyshohet se kanë paraqitur raporte mjekësore të rreme dhe një avokat që ka paraqitur pretendimet e sigurimit.

Mediat lokale raportojnë se skema solli më shumë se 2 milion euro përfitime në vit.


EMISIONET