Shkatërrohet organizata kriminale e trafikut të drogës, 9 shqiptarë e italianë në pranga

Shkatërrohet organizata kriminale e trafikut të drogës, 9

Policia italiane ka shkatërruar një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe në pranga kanë rënë 9 italianë e shqiptarë.

Operacioni antidrogë u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të sotëm (16 tetor) nga policia e Bergamos në bashkëpunim me atë të Breshës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 12.5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë e 70 mijë euro cash.

Ky grup kriminal furnizonte me drogë të gjithë provincën e Bergamos. 

Në komunën Odio Sotto policia italiane ka sekuestruar një rafineri të vertetë përpunimi e konfeksionimi të dozave të drogës.

EMISIONET