Akti i parë i gjysmëfinales së kupës së Italisë është ndarë në barazim.

Përballja mes Milanit dhe Juventusit në San Siro u mbyll me shifrat minimale 1-1.

Një pjesë e parë që foli më shumë për kuqezinjtë por që nuk pati konkretizime.

Vetëm në minutën e 61' Ante Rebic arrin të gjejë rrugën e rrjetës. Pas krosimit të Castillejo, kroati e dërgoi topin në cepin e portës.

Juventus nuk ka arritur të reagojë pavarësisht se në fushë luante me formacionin më të mirë. Në minutën e 72' erdhi "bomba" për Milanin ku u ndëshkua me të kuq Theo Hernandez pas një ndërhyrje të parregullt.

Por gjithësesi kuqezinjtë arritën që të mbajnë avantazhin 1-0 edhe për 20 minuta derisa gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Juventusin.

Nga pika e bardhë nuk gabon Cristiano Ronaldo i cili i dha një rezultat pozitiv bardhezinjve.

Neshja e dytë e gjysmëfinales do të luhet pikërisht në impiantin e "Zonjës së vjetër" në Torino në 4 mars.

/Ora News.tv/